Pse ekziston Test Mode
Trajnim i stafit te ri pa rrezik per operacionin real
Demo me kliente pa ndotur raportet e prodhimit
Testim i proceseve te reja pa krijuar konfuzion ne te dhena
Eliminim i rrezikut te fiskalizimit aksidental ne trajnime
Rrjedha e plote e funksionimit
Nga momenti i aktivizimit deri te pastrimi i te dhenave, sistemi ndjek kete proces:
Aktivizimi nga administratori
Vetem roli TENANT_ADMIN mund ta aktivizoje. Sistemi vendos sinjalin e test mode per sesionin e perdoruesit.
Sinkronizimi fillestar
Ne aktivizimin e pare kopjohen te dhenat e konfigurimit nga prod ne bazen test, qe ambienti i trajnimit te jete real.
Rutimi i kerkesave
Nga ai moment, rezervimet, porosite, faturat dhe veprimet e trajnimit shkruhen vetem ne bazen test.
Izolim fiskal dhe pastrim
Fiskalizimi real anashkalohet. Kur mbaron trajnimi, administratori mund te fshije te gjitha te dhenat test me nje klik.
Cfare kopjohet ne databazen test
Keto te dhena sinkronizohen nga prodhimi per te krijuar nje ambient trajnimi realist.
- Dhomat, llojet e dhomave, kate dhe godina
- Produktet, menute, outlet-et dhe seksionet
- Cmimet, planet e vakteve dhe sherbimet shtese
- Stafi, rolet dhe lejet kryesore
- Konfigurimet e hotelit, monedha dhe te dhenat baze
Cfare izolohet vetem ne test
Keto te dhena krijohen gjate trajnimit dhe nuk shfaqen ne raportet reale te hotelit.
- Rezervime dhe te gjitha ndryshimet e tyre
- Porosi POS, pagesa dhe llogari operative
- Fatura dhe regjistra financiare te trajnimit
- Veprime recepsioni, housekeeping dhe procese ditore
Siguria fiskale ne Test Mode
Ne test mode, sistemi nuk dergon kerkesa reale te fiskalizimit. Ne vend te tyre perdoren kode test (p.sh. `TEST-*`) per te simuluar rrjedhen pa pasoja fiskale.
Kjo eshte pika me kritike e mbrojtjes: stafi mund te ushtrohet me fatura dhe pagesa pa rrezikuar deklarime reale.
Hapat praktike per tenantin
Para trajnimit: TENANT_ADMIN aktivizon test mode dhe verifikon qe sinkronizimi fillestar ka perfunduar. Opsionalisht, bllokoni dhomat qe do perdorni per trajnim duke krijuar nje kufizim STOP_SELL ne kalendarin real.
Gjate trajnimit: stafi kryen skenare reale (rezervime, check-in/out, porosi, fatura) ne ambientin test.
Kur ka ndryshime ne konfigurim: administratori perdor opsionin refresh per te marre setup-in me te fundit nga prod.
Pas trajnimit: behet reset i databazes test per te nisur ciklin tjeter me mjedis te paster. Mund te fshini te gjitha te dhenat test, ose vetem ato brenda nje periudhe te caktuar datash (p.sh. vetem datat e trajnimit). Nese keni bllokuar dhoma me STOP_SELL, fshini kufizimin qe dhomat te kthehen ne dispozicion.
Pyetje te shpeshta
A ndikon test mode ne kalendarin real te rezervimeve?
Jo. Rezervimet e testit qendrojne vetem ne databazen test dhe nuk bllokojne inventarin ne prod. Per siguri me te madhe, mund te bllokoni dhomat qe do perdorni per trajnim permes Kufizimeve te Tarifave (STOP_SELL) ne kalendarin real — keshtu askush nuk mund te beje rezervim ne ato data gjate trajnimit.
Kush mund ta ndeze ose fiket?
Vetem TENANT_ADMIN. Kjo behet per te shmangur aktivizime aksidentale nga rolet operative.
A humbasin te dhenat test pas caktivizimit?
Jo automatikisht. Te dhenat qendrojne ne bazen test derisa administratori te beje reset.
A mund te perdoret per trajnim sezonal?
Po. Mund ta mbani aktiv ne periudhen e trajnimit dhe te beni reset para ciklit tjeter.
Si mund te mbroj dhomat nga rezervimet reale gjate trajnimit?
Shkoni te Kufizimet e Tarifave dhe krijoni nje STOP_SELL per dhomat/datat qe do perdorni ne trajnim. Kalendari real i bllokon ato qeliza dhe askush nuk mund te rezervoje aty. Pas trajnimit, fshini kufizimin.
A shfaqet ndonje paralajmerim kur jam ne test mode?
Po. Nje baner i qarte me ngjyre portokalli shfaqet ne krye te faqes ne te gjitha rolet, qe stafi ta dije qarte se eshte duke punuar ne ambientin test.
A funksionon test mode edhe nga aplikacionet Tauri (reception-app)?
Po. Aplikacionet Tauri komunikojne me backend-in nepermjet Bridge API, i cili njeh sinjalin e test mode ne te njejten menyre si web-i.